X

Adelina Ismajli rikthehet në ekran por, kësaj radhe shumë ndryshe


Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili i ka befasuar të gjithë me lajmin e fundit se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri televiziv si moderatore.

Artistja ka zbuluar se si do të quhet programi që do të drejtojë, i cili do nisë transmetimin në datë 10 tetor, ditën e shtunë në kanalin 10.

“Tetë a tetë me Adelinën” quhet formati që pritet ta sjellë Adelinën edhe më pranë ndjekësve të saj, por kësaj here si moderatore.

Ismaili nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër rreth këtij projekti, megjithatë me siguri fansat po e presin me padurim rikthimin e saj në ekran.

Kujtojmë se Adelina ka sjellë gjatë gjithë karrierës së saj një sërë projektesh muzikore, që sot mbeten hite të cilat dëgjohen me shumë kënaqësi nga të gjithë artdashësit.

 

View this post on Instagram

 

#teteatetemeadelinen Nga 10.10.2020 @kanal10.live

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Me ardhjen e vjeshtës, Nora Istrefi ndryshon “look”

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më të komentuara në shtypin rozë. Ajo numëron fansa të shumtë në rrjete sociale,...

Close