X

66-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë. Dyshimet e para të policisë


Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Arapaj të Durrësit.

Sipas policisë, burri nuk ka shenja dhune, por dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyra.

“Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Mbyllen aplikimet/ Si do të përzgjidhen 60 hetuesit e BKH, në total janë 500 kandidatë

Ka përfunduar afati i aplikimeve për hetues  të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose FBI shqiptare. Deri dy ditë më parë numëroheshin...

Close