X

PD jep alarmin: Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi shumë qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi, pa i pyetur fare. Sipas Bardhit, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim. Ai thotë se PD po bën gati kallzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile.

“Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm”, – thotë Bardhi. Më herët Sandër Lleshaj ka pranuar ndryshimin e vendbanimeve, por tha se nuk do të ndryshojë qendra e votimit.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bashkitë shtojnë me qindra punëtorë, kryeson Tirana

Nga Gjergj Erebara Numri i të punësuarve në 61 bashkitë e Shqipërisë arriti në 32,939 vetë në vitin 2019, me...

Close