X

Koronavirusi në Greqi/ 416 të infektuar dhe pesë vdekje gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka njoftuar numrin e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, 416 infeksione të reja të Covid-19 janë regjistruar, dhe pesë vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilët 240 raste janë identifikuar në kryeqytetin grek, Athinë.

Ditën e djeshme vendi fqinj raportoi për 269 raste me Covid-19 dhe katër humbje jete, ndërsa ditën e sotme është rritur frikshëm numri i infeksioneve, me gati 140 më shumë.

Shefi i sëmundjeve infektive në Selanik njoftoi për një rast të një 17-vjeçareje e infektuar, e cila po trajtohet në terapi intensive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Eksperti i Shëndetësisë në PD i përgjigjet Manastirliut: Gënjen në çdo fjalë!

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka replikuar së fundmi me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi kjo e...

Close