X

Eksperti i Shëndetësisë në PD i përgjigjet Manastirliut: Gënjen në çdo fjalë!

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka replikuar së fundmi me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi kjo e fundit iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave të liderit opozitar për keq menaxhimin e pandemisë nga qeveria.

Koduzi thotë se Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë pasi qeveria e ka kthyer mashtrimin ndaj qytetarëve në mjet kryesor komunikimi, dhe ministrja është kampione në këtë fushë.

STATUSI I GAZMENT KODUZI

Eksperti i shëndetësisë, Gazment Koduzi i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet pse ministrja e Shëndetësisë gënjen. Plani i prezantuar nga Basha, konkret

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

🔵 Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

🔵 Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.

🔵 Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID.  Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.

🔵 Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat  pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët.

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë…

Publiée par Gazment Koduzi sur Mardi 29 septembre 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Fyerjet e Ramës ndaj Bashës/ Maliqi: O i marrë, të kanë mbetur vetëm gënjeshtrat, falimentove mijëra biznese!

Deputeti opozitar, Lefter Maliqi, komentoi fyerjet e kryeministrit Edi Rama ndaj liderit të Opozitës, Lulzim Basha, duke e quajtur kreun...

Close