X

Tragetet e linjës Durrës-Bari pezullojnë lundrimin, shkak dallgët deri në 7 ballë


Moti i keq ka shkaktuar probleme në Durrës. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk janë nisur dhe presin në port që prej tetë orësh.

Gjithashtu sektori i peshkimit është pezulluar për shkak të erës së fortë dhe detit që shkon deri në 7 ballë në det të hapur.

Edhe aktiviteti tregtar është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë që pritet ketë tendencë rritje deri në orët e pasdites.

Moti i keq shkaktoi probleme edhe disa ditë më parë në këtë qytet, duke shkaktuar përmbytje në disa akse kryesore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Dallgë dhe erë e fortë në Vlorë, pezullohet lëvizja detare

Si pasojë e motit të keq, qyteti i Vlorës nuk po gjen qetësi. Kështu, janë rrëzuar disa kabina druri dhe...

Close