X

Shpërndanin drogë, kapen ‘mat’ tre të rinj në Tiranë me 88 doza kanabisi


Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona pasi kishin informacion që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Tre të rinjtë u arrestuan pasi policia kishte të dhëna se ata shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në fund, forcat “Sigjeta” ndërhynë duke bërë arrestimin në flagrancë të tre të rinjve, 20, 24 dhe 25 vjeç duke i kapur në makinë edhe 88 doza me kanabis.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”, sqaron policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pezullohet nga detyra kreu i OFL, urdhri mban firmën e Ardi Veliut

Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra e Drejtorit në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme...

Close