X

Sali Berisha: Nuk jam thirrur kurrë nga prokuroria apo gjykata, të dëshmoj për vrasjen e Azem Hajdarit!

Ish kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ka folur për vrasjen e Azem Hajdari. Berisha tha se ndryshe nga sa pretendohet në media, ai nuk ëshët thirrur kurrë si dëshmitar nga gjykata ose prokuroria, pasi ai nuk ka qenë një dëshmitar okular.

Berisha tha se vrasja e Azem Hajdarit, ishte një vrasje shtetërore dhe deklaroi se Hajdari u nxorr në pritë nga ish shefi i shërbimeve, Fatos Klosi.

“Ata që humbën pushtetin e tyre terrorist, qëndrojnë me të gjithë fuqitë e tyre, siç qëndruan pas atentatit. Nuk jam ftuar asnjëherë as nga gjykata dhe as nga prokuroria, kurrë në jetën time. Nuk ka një organ, një media, që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë.

Fatos Klosi dhe ish bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit, Arben Rakipi, bënin lojë dhe skupe, sepse nuk më thërrisnin dot. Për dy fakte, e para, unë do t’ju bëja pretencë politike atyre, e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Unë kisha qenë në zyrë, cfarëdo të dëshmoja unë, nuk merrte fuqinë e një prove pa u verifikuar.

Së treti, vetëm në harkun kohor 12 orë, unë kam bërë 3 konferenca shtypi, pa thënë prononcimet për cdo informacion që unë disponoja. Unë, Sali Berisha, kam denoncuar publikisht çdo të dhënë që ka ardhur, kam denoncuar publikisht vrasjen shtetërore.

Çfarë ishte banda terroriste e Haklajve? E zakonshme? Jo bandë shtetërore me spaleta. Bandë ishte edhe Zani Caushi, por nuk u bë shef komisariati. Ishte edhe Gjolek Malaj, por nuk u bë shef komisariati. Vrasësit Haklaj morën komisariatin për t’u hakmarr në emër të regjimit që u përmbys. E vrau shteti, Azem Hajdarin”, tha Berisha.

I pyetur nga moderatori, se kush e nxorri në pritë Azem Hajdarin, Berisha tha: “Po të më pyesësh mua, në pritë e nxorri Fatos Klosi”.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Akuza e fortë e Berishës: Rama kërkon të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin dhe Izet Haxhinë!

Sali Berisha rrëfen çfarë i tha Azem Hajdarit përpara se ta vrisnin

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Stuhi me shi dhe erë, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina!

Nisur nga parashikimi i meteorologëve për kushtet e këqija të motit, Bashkia e Vlorës u kërkon qytetarëve që të shmangin...

Close