X

Pezullohet nga detyra kreu i OFL, urdhri mban firmën e Ardi Veliut


Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra e Drejtorit në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artan Shkëmbi ishte kreu i Operacionit Forca e Ligjit.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku përfundon intervistimin në Hagë

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë. Këtë...

Close