X

Naftëtarët fillojnë grevën e urisë në Ballsh


Naftëtarët e Ballshit vendosën të futen në grevë urie.

I pari që është futur në grevë është Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës se naftëtarëve të bashkuar.

Kjo është greva e dytë e urisë së naftëtarëve. Në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm ky i fundit tha se e provuan zgjidhjen deri në Tiranë, por nuk i priti askush.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shume arrogante.

Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, deklaroi Dautaj.

Pak ditë më parë naftëtarët iu rikthyen sërish protestave pasi ende nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Dyshohet se abuzoi me nxënësen e shkollës, mbyllen hetimet për Abaz Dogën

Ka mbërritur në Gjykatë dosja në lidhje me abuzimin me nxënësen e mitur në Babrru, ngjarje që tronditi mbarë opinionin...

Close