X

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku përfundon intervistimin në Hagë


Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini.

“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund t’ju them për momentin”, tha Qerkini.

Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Zbulimet “bombë” të New York Times për taksat e Trump, trondisin SHBA-në në prag të zgjedhjeve presidenciale

Publikimi nga “New York Times”,  i të dhënave mbi taksat e Presidentit Donald Trump, mund të konsiderohet një “bombë” në...

Close