X

E ëma e Fiori Dardhës në spital/ moderatorja prek me fjalët e ndjera


Moderatorja Fiori Dardha, duket se po kalon një periudhë aspak të lehtë në jetën e saj.

E ëma e Fiorit, po kalon ditë të vështira në spital, ndërkohë Flori përveç se po i qëndron pranë , i ka dedikuar asaj fjalë shumë të ndjera.

Për Fiorin dhe nënë e saj , bota duket se është portokalle! Moderatorja tregon se kohë më parë kur ajo ishte e vogël, i është dashur të rrijë në spital për një kohë të gjatë.

Gjatë kësaj kohe, Fiori me nostalgji kujton se e ëma nuk u nda nga ajo asnjë moment.

“Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar pranë”, ka shkruar ndër të tjera Fiori, duke treguar për sakrificat dhe kujdesin e madh që e ëma kishte treguar ndaj saj.

Duke treguar se si i shkëlqenin sytë kur shihte nënën tek dera e dhomës së spitalit, Fiori është shprehur se të njëjtin shkëlqim sheh ajo tek sytë e saj, çdo ditë kur shkon t’i qëndrojë pranë.

“Sot, jam unë forca dhe siguria e saj! Ajo është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam’!”, ka shkruar ndër të tjera, Fiori.

Fiori publikoi një foto tek i jepte një puthje së ëmës, ndërkohë komentet dhe urimet për shërim sa më të shpejtë ishin të shumta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Letra e Petrit Dumes për Enverin: Beqir Balluku ka punuar në fshehtësi dhe ai ka pikëpamje të tjera të rrezikshme

DASHNOR KALOÇI/ Publikohen dy letra të panjohura të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, pranë Ministrisë së Mbrojtjes...

Close