X

Vidhte banesa dhe portofole, arrestohet 46 vjeçari në Kavajë, ja çfarë i gjeti policia


Një 46 vjeçari i akuzuar për vjedhje është arrestuar nga policia e Kavajës.

Shtetasi me iniciale A. Gj, banues në Kavajës ishte arrestuar edhe më parë, ndërsa tani është zbuluar të ketë kryer të paktën tri vjedhje.

Në banesën e tij u gjetën edhe 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 46-vjeçar që kryente vjedhje banesash dhe portofolash.

46-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i cili kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.

-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Punëtori shqiptar kapet me 21 kilogram heroinë në Itali

Një punëtor 48-vjeçar shqiptar, banues në Bergamo, u arrestua nga policia pasi në apartamentin e tij u gjet një sasi...

Close