X

Tjetër aksident në Tiranë, makina përplas 70 vjeçarin te “21 Dhjetori”


Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme në Tiranë, këtë herë te “21 Dhjetori”.

Sipas policisë rreth orës 11:05 një makinë me drejtues E.C. aksidentoi këmbësorin me inicialet I.M. rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

I moshuari ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Po paraditen e sotme një makinë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë përplasi një fëmijë 10-vjeç. Vajza e plagosur ndodhet në spital.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infektohet me koronavirus punonjësja e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër

Një punonjëse e sigurimeve shoqërore në Gjirokastër është konfirmuar pozitive me koronavirus. Mësohet se prej datës 18 shtator ajo nuk...

Close