X

Tabaku publikon shifrat: Edi Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë njerëz, vizioni i PD është punësimi


Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, ku rezulton se janë larguar 219 persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto shtatë vite. Sipas ish-deputetes, vizioni i PD është ‘Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri’.

POSTIMI:

Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite.

Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 të larguar janë të rinj.

Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri.

Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kërkoheshin për drogë, arrestohen dy të rinj në Krujë

Dy të rinj të shpallur në kërkim kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës. Policia lokale bën me dije...

Close