X

Punëtori shqiptar kapet me 21 kilogram heroinë në Itali


Një punëtor 48-vjeçar shqiptar, banues në Bergamo, u arrestua nga policia pasi në apartamentin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e lloji heroinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari pa precedentë të mëparshëm, u kap me 21 kilogram drogë, e cila u gjet në një apartament në Sardegna në Milano.

Të premten pasdite, agjentët e patrullës pikasën burrin që qëndronte me një furgon brenda në Tiepolo. Një burrë hyri për pak kohë në automjet dhe më pas hyri në një ndërtesë dhe humbi gjurmët e tij. Më pas agjentët kontrolluan shoferin e furgonit, i cili ishte ulur në vendin e shoferit dhe kishte ende një qese me 10 gram kokainë.

Ai i tha policisë se e kishte për përdorim personal, por duke marrë parasysh sasinë, oficerët bënë kontrolle të tjera dhe i gjetën një sërë çelësash për të cilët ai nuk donte të thoshte asgjë.

Ekipi megjithatë, nuk u ndal duke ushtruar kontrolle në akomodimin në Sardegna ku u gjet një qese me 43 pako heroine për një peshë totale prej rreth 21 kilogram.

Gjithashtu u gjetën 2.5 kilogram substancë prerëse, material paketimi, shtypës dhe 5,000 euro. Burri u dërgua në burg në “San Vittore”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zgjedhjet e 25 prillit, Imzot George Frendo: Politikanët të kthejnë sytë nga të varfrit

Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Për të nderuar veprën e...

Close