X

Kida: Ende nuk e kam gjetur shpirtin binjak


Kida është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Edhe pse vetëm 22 vjeç, ajo ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në industrinë e muzikës shqiptare.

Projekti më i fundit i saj mban titullin “Edhe sa”, një këngë që e solli Kidën me një stil krejtësisht ndryshe.

Përsa i përket jetës personale, Kida është treguar shumë e rezervuar.

Mirëpo, autorja e hitit “Deja Vu” nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje në “Shiko kush luan” ku ishte e ftuar.

Këngëtares iu bë një pyetje që të gjithë janë kuriozë: “A ka patur ndonjëherë Kida të dashur sepse asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një lidhje dashurie nga ti?”

Megjithatë, pavarësisht se u mundua ta shmangte pyetjen, për t’i shpëtuar ushqimit të shpifur, këngëtarja vendosi të flasë duke treguar se nuk është në një lidhje dashurie dhe se ende nuk e ka gjetur shpirtin e saj binjak.

Mesa duket për artisten e “Paranoja-Pishman” karriera vijon të mbetet në plan të parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë, pasi u kap me një pistoletë ne makinë, teksa...

Close