X

Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja urim romantik: Të dua!


Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, feston sot ditën e lindjes.

Pak minuta më parë, bashkëshortja e tij Leonita ka zgjedhur ta urojë publikisht me disa foto mjaft speciale.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Për sa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua”, shkruan Leonita krahas fotove.

Ajo dhe Granit Xhaka nuk e fshehin kurrë dashurinë e tyre dhe i bëjnë shpesh njëri-tjetrit dedikime nga më romantike.

Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze të quajtur Ayana.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Dhurata Dora arrin rekordin, ja për çfarë bëhet fjalë

Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Dhurata Dora. Autorja e hitit “Ferrari” erdhi këtë verë me dy...

Close