X

Dhurata Dora arrin rekordin, ja për çfarë bëhet fjalë


Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Dhurata Dora.

Autorja e hitit “Ferrari” erdhi këtë verë me dy projekte që rezultuan mjaft të suksesshme.

Mirëpo, artistja ka arritur të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore.

Bëhet fjalë për projektin “Zemër” që e bëri bashkë me Soolking, që ka arritur të kapë shifrën e 500 milion klikimeve në Youtube.

Kjo është kënga e tretë shqiptare që arrin këtë sukses. Era Istrefi vazhdon të kryesojë me “Bonbon” me rreth 800 milion klikime ndjekur më pas nga “Të ka lali shpirt” nga Silva, Dafi e Mandi.

Por, përpos suksesit të saj më muzikë, këngëtarja e hitit “Fajet” ka nisur të bashkëpunojë edhe me markat botërore shumë të njohura.

Puma ka zgjedhur këtë herë Dhurata Dorën për fushatën e saj në tregun e Europës, e cila u realizua në bashkëpunim me markën Zalando.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/