X

Aksident në bulevardin “Gjergj Fishta”, makina përplas vajzën 10 vjeçare


Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Një automjet i drejtuar nga një shtetas ka përplasur një vajzë 10 vjeçare.

Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim në spital.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Meta: Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të...

Close