X

Valixhe me 67 mijë paund të padeklaruara në Rinas, arrestohet tuniziani


Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar ditën e sotme një 63-vjeçar me origjinë nga Tunizia, i cili tentoi të fuste një valixhe me 67850 paund të padeklaruara në vendin tonë.

Shtetasi tunizian me inicialet J. D., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 67850 paund. Procedohet penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Moti i keq, gurët bllokojnë rrugën në segmentin Elbasan-Përrenjas

Reshjet e dendura të shoqëruara hera-herës edhe me erë të fortë të cilat kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit por...

Close