X

Stresi rezulton pozitiv me COVID-19: Ruani veten!

Reperi i njohur Stresi ka rezultuar pozitiv me coronavirus, gjë që e ka befasuar atë. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjete sociale se ka kryer tamponin për Covid-19 dhe pas marrjes së përgjigjes është vetëizoluar.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij të ruajnë veten, pasi me të vërtetë virusi nuk është lojë!

“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan reperi.

Në fakt, Stresi ka qenë në lëvizje kohëve të fundit dhe vetëm disa ditë më parë përfundoi xhirimet e klipit “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun, mirëpo ende nuk e dimë se ku dhe si u infektua.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Elton Deda: Na konsiderojnë pasanikë, por shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentimit

Masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, kanë dëmtuar shumë shtresa të shoqërisë, një ndër ta...

Close