X

Rama: Kandidoj ose jo në Vlorë, me këtë qytet s’më ka ndarë asnjëherë asgjë!

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për kandidimin e tij të mundshëm sërish në qytetin bregdetar.

Rama thotë se, si të kandidojë apo jo formalisht në këtë qytet, me Vlorën nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë.

Ai thotë se në mandatin e 3-të qeverisës, për Vlorën do të bëhet më shumë se dy mandatet e tjera.

‘’Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë.

Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën më shumë se sa 1 mandat më parë, dhe në këto 2 mandate se 100 vjet. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se 2 të mëparshmit. Eskperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues fillim, më pas rrit pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë.’’- tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Totalitarizmi demokratik i listave të hapura

Nga Redi Shehu Ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut, futën proçedurat e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në një hulli të re....

Close