X

Ndeshje dramatike, Manchester United mposht Brightonin në sekondën e fundit

Spektakël, emocione dhe ankth deri në sekondën e fundit që Manchester United të merrte tri pikët e para në këtë sezon të Premier League. Pas disfatës në shtëpi ndaj Crystal Palace skuadra e Ole Gunnar Solskjaer triumfoi 2-3 në fushën e Brighton në ndeshjen hapëse të javës së 3-të të Premier League.

Një sukses i pamerituar për United që erdhi me një 11-metërsh atëherë kur kishte përfunduar gjithçka por ndërhyrja e VAR për një prekje me dorë brenda zone në aksionin e fundit bëri që gjyqtari të akordonte 11-metërsh për “Djajtë e Kuq” me Bruno Fernandes që realizoi golin e fitores për miqtë. Brighton ishte vërtet e pafat në këtë takim pasi goditi në plot 5 raste shtyllën dhe traversën.

Pas përpjekjeve të shumta Brighton arriti të zhbllokonte sfidën me penalltinë e kthyer në gol nga Maupay. Megjithatë United reagoi shpejt teksa në goditjen e parë në portë të Maguire, devijimi i Dunk rezultoi deçiziv në barazimin e rezultatin. Në fillimin e pjesës së dytë pasi iu anullua një gol për pozicion jashtë loje, United arriti të gjente epërsinë me Marcus Rashford falë një inkursioni personal.

Për të ardhur te minuta e 5-të shtesë që ishte me të vërtetë e pabesueshme. Fillimisht Brighton barazoi rezultatin me March ndërsa në asksionin pasardhës ku akordua penalltia që Bruno Fernandes e kthehu në gol dhe i dha 3 pikët e para Manchester United.

Vlen të theksohet se arbitri vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes, por më pas u sinjalizua nga VAR-i për të rishikuar aksionin e fundit dhe pasi u konsultua me pamjet, akordoi penalltinë që i dha fitoren e parë Manchester United.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Hamilton “pole” edhe në Rusi, nesër synon të barazojë numrin e fitoreve të Schumacher

Lewis Hamilton do të niset i pari në Çmimin e madh të Rusisë, ku do të kërkojë një tjetër fitore...

Close