X

Moti i keq, gurët bllokojnë rrugën në segmentin Elbasan-Përrenjas


Reshjet e dendura të shoqëruara hera-herës edhe me erë të fortë të cilat kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme serioze deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aktualisht sipas burimeve zyrtare nga Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit në të shtatë bashkitë nuk ka pasur raste të bllokimit të rrugëve automobilistike dhe përmbytje.

Vështirësi dhe rrezik për përdoruesit e rrugës ka pasur dhe ka si zakonisht në kohë me reshje në dy segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Përrenjas, përkatësisht në “Kthesat e Murrashit ” dhe “Kthesat e Dragostunjës” ku ka rënie të gurëve nga shpatet e kodrave.

Ndërkaq moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike e cila prej mesnatës është ndërprerë në disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.

Sipas OSHEE po punohet pa ndërprerje për riparimin e defekteve dhe rikthimin e shpejtë të energjisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Era e fortë thyen pemët në Shkodër, dëmtohen disa makina

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore në Shkodër kjo...

Close