X

Kryebashkiakët franceze kundër Macron për masat e reja anti-covid 19: Presidenti i paaftë!


Me një mesatare ditore prej më shumë se 10 mijë rastesh të reja infeksioni në ditë, qeveria franceze ka marrë masa të reja për qytetet më të prekura në vend.

Por kryebashkiakët kanë reaguar ashpër duke e cilësuar presidentin Macron të paaftë për t’u marrë me situatën e krijuar nga emergjenca shëndetësore e pandemisë së koronavirus

Në Francë kriza e koronavirusit ka marrë përmasa politike. Një ditë pas deklaratës për kufizime të mëtejshme nga ana e ministrisë së shëndetësisë, në qytete të ndryshme të vendit, janë të shumtë ata që kanë ngritur zërin kundër qëndrimit të presidentit Emanuel Macron.

Ai cilësohet si shumë i centralizuar dhe i paaftë për të nisur një dialog me palët në një moment kaq delikat.

Akuza të përsëritura këto që nga momenti që Macron ka marrë çelësat e Elize dhe u bë më i fortë në periudhën e krizës së covid 19.

ktualisht Franca përballet me një mesatare ditore prej 10 mijë infektimesh të reja, dhe sistemi shëndetësor është shumë nën presion.

Qyteti më kundërshtues ndaj masave të reja është Marseja e cila së bashku me qytetin fqinjë të Aks en Provens është në hartën e zonave të kuqe ku niveli i alarmit është maksimal. Në këto zona është urdhëruar mbyllja e bareve dhe restoranteve si dhe sallat e sportit për 15 ditë duke nisur që nga e shtuna.

Kryebashkiakja e Marsejës kundërshtoi vendimin duke kërkuar një shtyrje të mbylljes së vendit për të paktën 10 ditë deri sa të hartohet një protokoll i përshtatshëm për të përballuar pasojat e mbylljes së dytë. Por burime nga qeveria franceze të cituara nga televizioni francez BFMTV, këmbëngulin se vendi është në një situatë që nuk mund të presë dhjetë ditë më shumë.

Kryebashkiaku i Marsejës thekson se është e zemëruar pasi askush nuk është konsultuar me të dhe kjo është papranueshme.

Dhe kryebashkiakja e Parisit, i cili konsiderohet një zonë super e kuqe për shkak të rasteve të shumta me koronavirus, u shpreh e vendimi për mbylljen e bareve në orën 22 si dhe për kufizime të tjera, fatkeqësisht ishte marrë pa asnjë konsultim.

Dhe liderë të opozitës kanë reaguar kundër duke mbështetur protesta e shoqatave të kategorisë hotelerisë dhe bareve, të cilët shprehen se vendimi i qeverisë është diskriminues dhe simbol i paaftësisë së institucioneve për të marrë vendime realisht efikase.

Kryebashkiakja e Parisit, Hidalgo, e cila nukk pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me Makron duket se është gjithnjë e më pranë një kandidature në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Kriza aktuale shëndetësore mund të kthehet në një fushë beteje në favor të së majtës pas dy vitesh.

Macron nga ana e tij po paguan çmimin e një komunikimi aspak efikas, që këto muajt e fundit ka krijuar kaos dhe qëndruar pezull mes rrezikut të një mbylljeje të re dhe garancitë e premtuara për rinisjen e ekonomisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Valixhe me 67 mijë paund të padeklaruara në Rinas, arrestohet tuniziani

Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar ditën e sotme një 63-vjeçar me origjinë nga Tunizia, i cili tentoi të fuste...

Close