TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi është takuar me të rinj në qytetin e Durrësit, nga ku jep edhe një mesazh.
Kërpaçi shkruan se qeverisja e rilindjes e trajton qytetin e Durrësit si një pronë private, çfarë ka sjellë humbjen e besimit te rinia dhe emigrimin si të vetmen alternativë.
Ajo thekson se më 25 prill, rinia e Durrësit dhe Shqipërisë do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë.
POSTIMI:
Në 25 prill DURRËSI me rininë do të votojë ndryshimin??
Rilindja e ka kthyer Durrësin në një vend ku papunësia dhe pamundësitë ekonomike janë shumë të mëdha.
Qeverisja e rilindjes e trajton qytetin si një pronë private, çfarë ka sjellë humbjen e besimit te rinia dhe emigrimin si të vetmen alternativë.
Të gjithë bashkë duhet të largojmë të keqen që ka vrarë shpresën, dhe të çlirojmë vendin nga monopoli i një grushti njerëzish që përfitojnë ndërsa të tjerët vuajnë.
Më 25 Prill, rinia e Durrësit dhe Shqipërisë do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë , me dinjitetin që i takon në shtëpinë e tyre!
LSI ka marrë angazhim që kjo situatë padrejtësie të marrë fund dhe LSI E MBAN FJALËN!