X

Çereku i popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar, u nënshtrohen rregullave strikte anti Covid-19

Rreth një e katërta e popullësisë në Mbretërinë e Bashkuar do t’u nënshtrohet rregullave të izolimit anti Covid-19, duke filluar nga kjo fundjavë.

Banorët e qyteteve si Leeds, Wigan, Stockport dhe Blackpool, janë ndaluar të vizitojnë njëri tjetrin në banesat e tyre.

E njëjta gjë do të ndodhë në Llanelli, Cardiff dhe Swansea në Wales.

Arsyeja përse masat anti Covid-19 po ashpërsohen, është fakti se virusi po përhapet me shpejtësi dhe këto zona janë identifikuar si vende ku numri i infektimeve është rritur ndjeshëm.

Sipas shifrave të qeverisë britanike, në 24 orët e fundit, ka patur 6,042 persona të infektuar.

Numri “R”, i cili është një tregues se sa persona infekton një qytetar i prekura nga virusi, është rritur nga 1.2 në 1.5, çka do të thotë se virusi po përhapet brenda komuniteteve.

Pak ditë më parë, kryeministri Boris Johnson, lajmëroi vendosjen e “rregullit të 6”, në rang kombëtar, që ndalon grumbullimin e më shumë se gjashtë personave. Gjithashtu restorantet dhe pabet në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, duhet të mbyllen në orën 22:00.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se e kupton impaktin e këtyre masave të reja në jetën e qytetarëve por se “duhet të veprojmë në mënyrë kolektive dhe të shpejtë për të ulur numrin e infeksioneve”.

Në një fjalim adresuar qyetetarëve lidhur me pandeminë e Covid-19, kryeministri Johnson, nuk e përjashtoi mundësinë e një izolimi të dytë në rang kombëtar, nëse qytetarët nuk zbatojnë rregullat.

“Nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat që kemi vendosur, atëherë ne duhet të rezerveojmë të drejtën për të shkuar më tej”, tha ai.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Kufizimet nga COVID-19/ Shqipëra midis nëntë vendeve që mirëpresin pa kushte turistët amerikanë

Qytetarët amerikanë zotërojnë një prej pasaportave më të fuqishmë në botë por gjatë pandemisë SHBA u kufizua më shumë se...

Close