X

VIDEO/ Arratisje spektakolare, 34-vjeçari ia mbath sapo merr dënimin, polici rrëzohet nëpër shkallë gjatë ndjekjes

Një ndjekje dramatike është zhvilluar fillimisht në shkallët e gjykatës dhe më pas në Hillsboro të SHBA-ve, pasi i një i akuzuar për drogë u arratisur papritur teksa u dha vendimi i dënimit.

Ai u largua në mënyrë spektakolare të martën dhe e gjitha ngjarja u filmua nga kamerat. Gjatë ndjekjes, një punonjës policie u rrëzua nëpër shkallë. Nickolaus Garrison, 34 vjeç, u dënua me gjashtë muaj burg.

Sherifi Donnie Barrera se i akuzuari vrapoi në një korridor, i cili të çon në një shkallë që zbret jashtë sallës së gjyqit.

Garrison doli nga gjykata dhe u arratis, ndërsa polici që e ndoqi përfundoi në spital me brinjë të thyera dhe një tronditje të lehtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Video/ Gruaja thyen shishet e verës në supermarket, pasi i kërkuan të zbatonte masat anti Covid-19

Mbretëri e Bashkuar - Një grua është filmuar duke thyer disa shishe verë në një supermarket ne Surrey të Anglisë,...

Close