X

Soreca takim me kryetaren e KLGJ-së: BE mbështet KLGJ-në për rritjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca takoi sot kryetaren e Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Naureda Llagami.

Në Twitter Soreca theksoi se këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit.

Plotësimi i pozicioneve të mbetura nga Gjykata e Lartë mbetet një përparësi kryesore, sipas tij.

“U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.”, tha Soreca.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Dhurata dhe hua të pajustifikuara zbardhet vendimi për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Elona Toro. Denoncimi i anëtares së KPK që votoi kundër

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në shkallën e parë të vettingut në 17...

Close