X

Sali Berisha komenton negociatat për “detin”: Rama u bë synet në Topkapi…

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” se qeveria shqiptare është treguar jo-serioze në negociatat me Greqinë për çështjen e kufirit detar. Sipas Berishës, Rama negocioi 2 vjet me grekët dhe në fund u tha se duhet të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kam firmosur një marrëveshje me Greqinë, i kam qëndruar dhe i qëndroj asaj. Sot lexova Micotaqis që ka folur për t’ju drejtuar gjykatës. S’ka diskutim që Turqia është kundër. Bakojanis ia tha në sy Ramës. Unë e kam thënë që në fillim këtë. Po të isha kryeministër çështja e detit nuk do të ekzistonte. 2 qeveri njëra pas tjetrës në Greqi pranuan të shkojnë në gjykatë dhe pastaj erdhi Edi Rama në pushtet dhe nuk donte të shkonte në gjykatë.

Gjykata diktonte metodën e marrëveshjes. Një gjë e paprecedentë. Unë jam dhe kam qenë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka qenë një vendim i diktuar. Rama erdhi te Gjykata Ndërkombëtare pasi negocioi 2 vjet me Greqinë. Ditmir Bushati dhe Kocias kanë negociuar një marrëveshje të re. Në mënyrë jo serioze pasi negociuan 2 vjet i thanë palës greke se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pala greke u tha që jeni jo seriozë dhe më pas Kocias nxori tezën e 12 miljeve. Në atë kohë Greqia qëndronte në 6 milje.

Rama u bë synet politikisht në Topkapi (pallatin e Sulltanit në Stamboll). Të bëhesh vasal i politikave otomane është cenim i interesave kombëtare” – tha Berisha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Identifikohet polici i vrarë në Londër, 30 vite në detyrë, do të dilte në pension pas dy muajve

Mbretëri e Bashkuar - Një oficer policie u vra në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në...

Close