X

Përplasen “kokë më kokë” makinat, humb jetën 26-vjeçari shqiptar


Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 26 vjeçar shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një Opel Corsa u përplas me një Ford Focus, duke përfunduar sipër kësaj të fundit.

Për pasojë, i riu shqiptar që jeton në zonën e Milanos, humbi jetën pas përplasjes. Në spital, nga ana tjetër, përfundoi i plagosur një 51 vjeçar.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima drejtonte mjeti të Ford Focus, humbi kontrollin, mbase për shkak të shiut që kishte rënë, duke përfunduar në korsinë e kundërt.

Forcat ndihmëse, së bashku me karabinierët dhe zjarrfikësit nxorën 26-vjeçarin nga kabina, kushtet shëndetësore të të cilit u shfaqën shumë serioze që nga fillimi.

Mjekët filluan menjëherë përpjekjet për të shpëtuar jetën e të riut por pa rezultat pasi ai kishte pësuar arrest kardiak.

I riu u transferua urgjentisht me ambulancë në spitalin San Gerardo në Monza, por nuk i mbijetoi dot goditeve kardiake.

Sidoqoftë, kushtet e shoferit të dytë të përfshirë në aksident janë më pak të rënda, i cili pësoi dëmtime në qafë dhe gjoks dhe u shoqërua në spitalin Desio.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar gjithë dinamikën e aksidentit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!”- Presidenti Meta: Korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson sërish se Lumi Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme. Teksa...

Close