X

Manastirliu thirrje prindërve: Shmangi fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndetësore të Tiranës që do të shërbejë 24 orë për urgjencat pediatrike.

Duke garantuar se shërbimi në qendrat shëndetësore 24 orë ofrohet i plotë dhe me cilësi, Manastirliu i bëri thirrje prindërive të ndërgjegjësohen dhe të shmangin fluksin në QSUT.

“Në qendrën shëndetësore të Laprakës, ku po ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës për urgjencat pediatrike, si në tre qendra të tjera në #Tirane: Qendra shëndetësore Kombinat, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit “Wilson” dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut. Një thirrje për prindërit në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në #QSUT drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi”, shkruan Manastirliu.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Soreca takim me kryetaren e KLGJ-së: BE mbështet KLGJ-në për rritjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca takoi sot kryetaren e Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Naureda Llagami. Në Twitter...

Close