X

Identifikohet polici i vrarë në Londër, 30 vite në detyrë, do të dilte në pension pas dy muajve


Mbretëri e Bashkuar – Një oficer policie u vra në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në jug të Londrës, nga një person i shoqëruar në një qendër ndalimi.

Mësohet se emri i oficerit është Matiu Ratana, 54 vjeç me origjinë nga Zelanda e Re. Ai kishte 30 vite që punonte si oficer policie në zona të ndryshme në Londër.  Ratana do të dilte në pension pas dy muajsh.

23 vjeçari që qëlloi mbi oficerin Ratana, qëlloi më pas edhe veten dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Ratana është përshkruar nga kolegët e tij si një oficer “trim” dhe “i devotshëm”.

Në stacionin e policisë ku punonte Ratana, kolegët e tij kanë mbajtur një minutë heshtje ditën e sotme.

Kryeministri Boris Johnson u shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të oficerit të vrarë.

“Ngushëllimet e mia të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e oficerit të policisë të vrarë mbrëmjen e djeshme në Croydon. Ne u kemi një borxh të madh, atyre që rrezikojnë jetët e tyre, për të na mbajtur të sigurtë”, tha ai.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, LAJME
PD Tropojë/ Përfundon procesi në Tropojë, ja kush janë emrat e kandidatëve që kalojnë më tej

Kanë përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Tropojë. Ajo që bie në sy ashtu si edhe...

Close