X

Djali i Mitsotakisit nis ushtrinë, kryeministri grek: Babi është shumë krenar për ty!

Ditën e sotme, Konstantinos, djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka nisur ushtrinë, që është një detyrim për të gjithë bashkëmoshatarët e tij në vend.

I riu 22-vjeçar do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri grek në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa ka shprehur krenarinë dhe emocionet për këtë moment të veçantë të djalit të tij të vetëm.

“Babi shumë krenar! Më vjen keq që, për shkak të Covid, nuk mund të vija në Alexandroupolis të mburrem me ty!”– shkruan ai mes të tjerash.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Big Basta, këngë nga Zelanda e Re: Rama Ik!

Këngëtari shqiptar Geri Xhara, i njohur me emrin e artit si "Big Basta", ka publikuar ditën e sotme një këngë...

Close