X

Detaje te reja/ Gruaja u gjet e pajetë, fëmija 24 orë i paushqyer në banesë

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në Pogradec, ku një grua u gjet e pajetë në banesë në orët e mbrëmjes.

Bashkë me gruan e pajetë, në banesë u gjet edhe një djalë i moshës 10 vjeç.

Dyshohet se fëmija ka qëndruar 24 orë pa ushqim, çka çon në dyshimet se gruaja mund të ketë vdekur më herët se të gjendej trupi në banesë.

Pas trajtimit në pediatri, fëmija mësohet se ka rimarrë vete.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do të vijohet me strehimin e fëmijës.

Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur nga policia i nxirë nga mungesa e ushqimit.

Gruas së pajetë do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, jo në Pogradec pasi është me nënshtetësi maqedonase.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Franca kalon 500 mijë raste me Covid/ Konfirmohen mbi 15 mijë infeksione dhe 52 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15.797 raste të reja me Covid-19, pas 16 000 rasteve të regjistruara të...

Close