X

Atletico Madrid nuk ndalet në merkato, i ofron kontratë ish-yllit të PSG-së


Atletico Madrid nuk ka të ndalur në merkato. Pasi arritën të transferonin në Madrid Luis Suarezin nga Barcelona, tashmë ato kërkojnë të afrojnë edhe një sulmues tjetër. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, i cili vazhdon të jetë një lojtar i lirë.

Sipas raportimit të “Goal”, klubi spanjoll i ka ofruar bomberit një kontratë 1-vjeçare me opsionin për të rinovuar dhe për një vit tjetër. Gjithsesi fillimisht Atletico duhet të shesë Diego Costën, pasi do ta kishte të pamundur të përballonte pagën e tre nga sulmuesve më të mirë në botë.

33-vjeçari u aktivizua shumë pak sezonin e kaluar me PSG-në, ku në 22 ndeshje ai shënoi 7 gola. Deri më tani për uruguaianin ka patur oferta nga Juventusi e Benfika, por ai i ka refuzuar. Kujtojmë që merkatoja e verës mbyllet me datë 5 tetor për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
“Cristianos i erdhi keq që u largova, ju tregoj ç’më tha për Barcelonën”

Mesfushori Miralem Pjanic, ka folur për transferimin e tij nga Juventusi te Barcelona, ose më saktë, si e priti Cristiano...

Close