X

Veliaj: Basha ka përfituar katër vila në kohë tërmeti, jam gati ta provoj këtë që them!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfituar katër shtëpi gjatë kohës së tërmetit.

Duke ju përgjigjur akuzave të PD-së për dëmshpërblimine banorëve të prekur nga tërmeti, Veliaj tha se opozita po gënjen dhe kjo nuk është etike.

Po ashtu Veliaj shtoi se është gati që t’i provojë se Basha ka dy vila në Long Hills dhe dy në Lalz, e po ashtu pallati ku banonte para tërmetit që tha se është dëmtuar, gënjen pasi ai ka aktkonstatimin se nuk është dëmtuar.

Veliaj: Peshkuan këto njerëz PD apo PD shkon dhe bën aleancë me ato që gënjejnë. Një njeriu mund ti lejohet, por unë kam dokumentin e pagesës. Një njeriu mund ti lejohet të fitojë oportunitet, por jo një partie politike që të gënjejë. E vërteta është kjo që po them me fakte. Një njeri i thjeshtë që sheh se kryetari i opozitës në kohë tërmeti u bë me katër shtëpi thotë pse mos ta provoj edhe unë fatin. Se thotë se në kohë fatkeqësie përfiton ai, pse mos të përfitoj edhe unë i shkreti.

Fevziu: Kjo nuk është mënyrë e mirë për të akuzuar kryetarin e opozitës!

Veliaj: Të gjitha shpifjet i kam çuar në gjykatën e Tiranës dhe po blehen kompjutera në shkolla me paratë e fituara nga gjyqet e shpifjes. Unë jam gati t’i provoj edhe dy vilat te Long Hills edhe dy vilat në Lalz, edhe pallatin që është dëmtuar, dhe nuk është vertetë që pallati i liderit të opozitës është dëmtuar, këtë e vërtetoj me aktkonstatimi. E njoh qytetin në çdo cep.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Shansi i fundit për të parandaluar bllokimin”! Çfarë paralajmërojnë ekspertët e lartë për Evropën

Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e...

Close