X

Kodi elektoral? Artan Fuga i jep “zgjidhje” mosmarrëveshjeve PS-PD

Akademiku Artan Fuga përmes një statusi në Facebook thotë se debati politik që po zhvillohet sëfundmi për Kodin Zgjedhor është i kotë dhe mund të marrë zgjidhje menjëherë mjafton të zbatohet logjika juridike diferenciale.

Sipas tij, një kuadër ligjor i përbashkët lejon të ketë sjellje të ndryshme nga ana e partive politike të ndryshme, secila duke ruajtur pozicionin e vet!

STATUSI I PLOTË

Futboll total apo katenacio? Secila skuadër ta luajë si të dojë ndeshjen mo!

Kriza ku e kanë futur vendin për mosmarrëveshjet lidhur me Kodin elektoral zgjidhet me logjika juridike diferenciale menjëherë, ku një kuadër ligjor i përbashkët lejon të ketë sjellje të ndryshme nga ana e partive politike të ndryshme, secila duke ruajtur pozicionin e vet!

Si t’ua bëjmë të kuptueshme këtë koncept ku identiteti ligjor si kuadër i përgjithshëm lejon diferencialitet politiko-juridik sipas alternativës të cdo grupimi?

Do PD listën e vet të hapur, pra si futboll total me ndryshime vendesh e rolesh të kandidatëve, po ashtu ta bëjë, aferim. Do PS ta ketë me vende dhe role të fiksuara, ashtu ta mbajë, hair!

Do PS të ketë koalicion me një listë me aleatët e vet, hiç mos e luaj, do PD me lista të ndryshme aleatësh brenda një koalicioni, aty të qendrojë. Mjafton votat të mos ndikohet. Votat e marra t’i ndajnë sipas formulave të tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Spiropali “tmerron” Endri Shabanin: Unë të ha për mëngjes…

Elisa Spiropali ka patur një debat me përfaqësuesin e "Nisma Thurje", Endri Shabani në "Open". Pasi Shabani e akuzoi për...

Close