X

Erion Veliaj: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë se në Korçë


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste në emisionin, i pyetur nga ekonomisti Besart Kadia ka folur lidhur me çeshtjen e çmimit të ujit në Tiranë. Sipas Veliajt uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë. Në kamzë është 67 lekë. Kjo Tiranë që e ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe paguan sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.

Më tej, duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së çmimit të ujit, Veliaj tha: “Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
‘S’kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun!’/ Plas keq në emision, Andi Bushati kapet me Spiropalin, ministrja e ofendon: S’më intimidon o burrec

Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat të ashpër që ka kaluar në ofendime personale....

Close