X

Drita humb në Poloni, Milani fiton me vuajtje ndaj Bodo/Glimt

Ashtu si Shkëndija e Tetovës, edhe Drita e Gjilanit i dha fund aventurës në Europa League, pasi u mposht nga polakët e Legias së Varshavës me shifrat 2-0, në sfidën e vlefshme për turin e tretë eliminator të këtij kompeticioni.

Pritej një përballje mjaft e vështirë për kampionët e Kosovës, për vetë emrin dhe eksperiencën që kishte kundërshtari, megjithatë Drita ia doli të rreshtohej mirë në fushë dhe të dhuronte një 90-minutësh dinjitoz.

Të dy golat e polakëve u shënuan në pjesën e parë Wszolek dhe Pekhart, ndërsa vlen të theksohet se më shumë sesa për meritë të futbollistëve të Legias, ata erdhën is rrjedhojë e gabimeve të gjilanasve.

Bën detyrën Milani, që fitoi jo pa vështirësi ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt me rezultatin 3-2 dhe u kualifikua në fazën Play Off të Europa Leagues, ku do të gjejë përballë portugezët e Rio Aves.

Kuqezinjtë vinin në këtë takim me mungesa të shumta, veçanërisht në mbrojtje e në sulm, ku luajtën titullarë dy të rinj si Gabbia e Colombo, megjithatë ia dolën të marrin atë që vlente më shumë, fitoren.

Norvegjezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 15’, por Milani barazoi në aksionin e radhës me një gol spektakolar të shënuar nga mesfushori turk Hakan Calhanoglu. Colombo shënoi golin e avantazhit për Milanin në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Calhanoglu çoi shifrat në 3-1.

Hauge shënoi sërish për norvegjezët dhe rihapi takimin në minutën e 55-të, por deri në fund Milani administroi mirë avantazhin dhe ia doli të kualifikohet më tej, ndërsa tani është vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
VIDEO/ Perla e Nafiut nuk mjafton, Tottenham eliminon Shkëndijën e Tetovës

Është mbyllur takimi mes Shkëndijës së Tetovës dhe Tottenham, me ekipin londinez që ka triumfuar me rezultatin 1-3 dhe ka...

Close