X

Besa Shahini i dorëzon detyrën Evis Kushit


Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka dorzuar sot detyren pasardheses se saj, Evis Kushit, qe pas betimit te Presidenti ka nisur punen.

Ne nje takim te zhvilluar sot para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, Shahini, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh”- ka thene ajo.
besaMesazhi i Besa Shahinit

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Anti-plumbi shpëtoi efektivët nga breshëria/ Si u vra 71-vjeçari gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, policia del me informacion zyrtar

Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me gjithë dinamikën e situatës që përfundoi me ekzekutimin e 71-vjeçarit...

Close