X

Zgjedhja e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, PD nis votimin në të gjithë vendin. Ja kalendari për 12 qarqet


Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë.

Burime nga PD bejne me dije se votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandisat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit.

Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale.

Sipas PD, pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.
Kalendari i votimeve

Qarku Kukës – 25 Shtator
Qarku Dibër – 26 Shtator
Qarku Gjirokastër – 27 Shtator
Qarku Berat – 28 Shtator
Qarku Shkodër – 30 Shtator
Qarku Lezhë – 1 Tetor
Qarku Durrës – 3 Tetor
Qarku Elbasan – 4 Tetor
Qarku Vlorë – 5 Tetor
Qarku Korçë – 7 Tetor
Qarku Fier – 8 Tetor
Qarku Tiranë – 10 Tetor

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Braimllari nga Korça: Energjia pozitive e të rinjve kërkon vëmendje maksimale në hartimin e politikave rinore. LSI në shërbim të tyre

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari është takuar me të rinjtë në Korçë teksa ka vënë theksin në hartimin...

Close