X

VIDEO/ Telashe në ajër, avioni i Mike Pence bën ulje të detyruar, ky ishte shkaku


Aeroplani “Air Force Two” me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e New Hampshire, pas një incidenti në ajër.

“Daily Mail” shkruan se gjatë fluturimit, avioni është përplasur me një tufë zogjsh, referuar njoftimit nga zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë.

Mësohet se Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit. Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.

Pas uljes në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportin e automjeteve që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, Magazine
VIDEO/ Po realizonte kamera të fshehtë, përfundon në pranga moderatori shqiptar

Moderatori i njohur nga Kosova, Sadri Imeri ka rënë në prangat e policies. Moderatori i emisionit “Kojshia Show” tentoi t’i...

Close