X

Trajneri më i mirë në Europë/ Garë gjermane, UEFA publikon kandidatët

UEFA do të zgjedhë trajnerin më të mirë të sezonit dhe çmimin është e sigurt që do të marrë një gjerman. Hans Flick, i cili mori drejtimin e Bayern në nëntor, nga vendi i katërt me 20 fitore radhazi fitoi titullin kampion, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League.

Ai është në treshe, së bashku me kampionin e Anglisë, Jurgen Klopp. 30 vite iu deshën Liverpool të festonte titullin, ndërkohë që grumbulloi 18 pikë më shumë se Manchester City. I treti kandidat është Julian Nagelsmann, i cili në moshën 33-vjeçare e çoi në gjysmëfinale të Champions League. Asnjë trajner në të njëjtën moshë nuk e ka bërë diçka të tillë.

Në dhjetë trajnerët më të mirë të viti nuk mund të mungojë Thomas Tuchel, me 76 vota. Gjermani shkoi në finale të Champions League dhe në Francë mori titullin dhe Kupën. Pas tij renditet Gian Piero Gasperini, që ka bërë nëj sezon super në krye të Atalanta dhe ka marrë 68 vota.

Sevilla triumfoi në Europa League dhe normalisht ka vend edhe për trajnerin Julen Lopetegui (57 vota), që ndiqet nga Rudi Garcia (32 vota), Zinédine Zidane (25 vota), Pep Guardiola (11 vota) dhe Antonio Conte (9 vota) që mbyll dhjetëshen e trajnerëve më të mirë të sezonit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Arrihet akordi/Holanda me trajner të ri, pritet vetëm zyrtarizimi

Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë trajneri i ri i Holandës. Sipas raportimit të “De Telegraaf”, Federata...

Close