X

Situatë e rënduar në spitale, Shqipëria merr 30 respiratorë borxh nga Danimarka


Rritja e numrit të të shtruarve në spitale për shkak të koronavirusit duket se kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të gjejë mundësi alternative të shtimit të numrit të respiratorëve në përdorim.

Kështu, siç raportojnë mediat daneze, Shqipëria ka marrë në përdorim 30 respiratorë nga Danimarka me qëllim përdorimin në spitalet tona për të trajtuar pacientët që janë në terapi intensive, shkruan Abc News.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, e cila thekson në faqen e saj se respiratorët do t’i jepen në përdorim Shqipërisë për aq kohë sa do t’i duhen dhe më pas do të rikthehen në vendin e origjinës.

Situata me të shtruarit nga koronavirusi është rënduar në spitalet shqiptare. ISHP njoftoi dje për 201 të shtruar në të dy spitalet Covid, nga të cilët 17 janë në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Durrësi nën ujë pas 10 minutash shi, Xhaferraj: Rezultat i qeverisjes 13-vjeçare

Shirat e parë të vjeshtës kanë shkaktuar një situatë kaotike në rrugën e Durrësit mëngjesin e sotëm. Kreu i PD...

Close