X

Serbë dhe amerikanë këndojnë për Alabaman: Grenell nxjerr videon me Vuçiçin nga Beogradi


I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.

Në një video që ka shpërndarë Grenell në Twitter shihet një atmosferë e ngrohë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.

Videoja është shpërndarë edhe nga mediat serbe, të cilat shkruajnë se “serbë dhe amerikane kënduan mbrëmë për Alabaman”.

Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Goditën me sende të forta një person, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e një muaji më parë, ku tre të rinj dhunuan një person. Ngjarja ka...

Close