X

Rekord i zi në Meksikë, shkon në 75,000 numri i viktimave nga koronavirusi


Ministria e Shëndetësisë në Meksikë raportoi 74,348 humbje jetë nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 651 viktima, ndërsa janë shënuar 4.683 raste të reja.

Deri më tani, në vend janë shëruar 506.732 persona të prekur me COVID-19.

Situata paraqitet serioze edhe në Brazil. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 33.536 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm ka arritur në 4.591.604.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.945.627.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Emërohet zv/drejtori i ri i Policisë së Tiranës

Altin Merizaj është emëruar zv/drejtor i Policisë së Tiranës. Mezinaj do të zëvendësojë Arsen Sinomatin e dorëhequr nga detyra disa...

Close