X

“Premtimet e Ramës si listat 100% të hapura”- Tabaku nxjerr shifrat: Ka tetë vjet që mashtron. Fakti është se 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama ironizon ndërsa thotë se premtimet e tij janë si listat 100% të hapura.

Përmes një shënimi në facebook, Tabaku ka publikuar shifrat se sa qytetarët kanë kërkuar azil gjatë viteve të qeverisjes së Ramës, sa shqiptarë ghumbën vendin e punës gjatë pandemisë, sa biznese kanë dalë pa fitime nga muji qershor.

Sipas Tabakut në çdo prag zgjedhjesh, Rama bën premtime për të gënjyer, por shton se “Por faktet janë e vërteta që nuk fshihet. Janë 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Me shume se 40% e shqiptarëve janë në skamje”.

Në përfundim të reagimit të saj shkruan: “Shqipëria në punë është plani konkret i Partisë Demokratike që do të zbatohet menjëherë që ditën e parë në qeverisje”.

Postimi i plotë:

Premtimet e Ramës si listat 100% te hapura!

–        30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm brenda një viti në vendet e BE-së

–        Rreth 100 mijë shqiptarë humbën vendin e punës nga muaji mars deri më sot.

–        61% e bizneseve kanë dalë pa fitim që nga muaji qershor.

–        Më shumë se 30% e qytetarëve ishte në kufijtë e varfërisë në 2018 dhe kjo shifër do rritet edhe më shumë sipas BB.

Ka 8 vjet që premton, ka 8 vjet që mashtron, ka 8 vjet që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri. Ka 8 vjet që mohon shqiptarët që enden dyerve të BE-së njësoj si sirianët që janë në luftë.

Për çdo prag zgjedhjesh i njëjti avaz. Premton për të gënjyer.

Por faktet janë e vërteta që nuk fshihet. Janë 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Me shume se 40% e shqiptarëve janë në skamje.

Pas 8 vitesh shfaqet sërish duke bërë të njëjtat premtime, a thua se shqiptarët nuk dëgjojnë dhe nuk e provojnë në lëkurën e tyre varfërinë. Në vend të fjalëve dhe propagandës bajate qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi.

Shqipëria në punë është plani konkret i Partisë Demokratike që do të zbatohet menjëherë që ditën e parë në qeverisje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Karantinohet ministri gjerman, rezulton pozitiv me koronavirus truproja i tij

Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas, është karantinuar pasi një nga anëtarët e tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me...

Close