X

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Durrës, policia njoftohet nga urgjenca, ja detajet


Një person ka mbërritur i plagosur në Urgjencën e spitalit te Durrësit pasditen e sotme.

I lënduari mësohet se është qëlluar me thikë nga një person me te cilin ishte konfliktuar, raporton korespondenti i Panorama.

I lënduari është i moshës rreth 60=vjeçare, me iniciale L.B.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Paralajmëruan protestë, Rama thërret mjekët nesër në takim në Kryeministri

Pak orë pasi njoftuan se nesër do të zhvillojnë një protestë në QSUT për rritje dinjitoze të pagave dhe kushte të mira...

Close